stav

Sulltanët me ngjyra

Autor: Albatros Rexhaj
09.12.2013.

Çfarë mund të bëjmë atëherë kur përmbyset shtylla e idesë sonë për lirinë? Apo ndoshta duhet ta tejkalojmë veten, të fuqizohemi përtej frikës dhe dyshimit, dhe të mos presim që ajo të shembet, por ta mbrojmë lirinë aty ku duhet mbrojtur më së shumti. Te shtyllat e saj. Dhe kjo nuk mund të bëhet pos nëse nuk tregohemi të vëmendshëm dhe të guximshëm që të mos heshtim përballë të keqes.

Këto ndjesi i pata derisa e shikova shfaqjen „Shembja e kullës së Ajfelit“ nga Jeton Neziraj, që së fundmi u shfaq në Teatrin Kombëtar. Çfarë tjetër mund të jetë kulla e Ajfelit pos simbol i lirisë? Përtokësim i idesë se liria duhet të jetë një shtyllë që na mbështet të gjithëve dhe në të cilën duhet të mbështetemi të gjithë. Ndërkaq, për shkak se kjo kullë qëndron lart, herë mbi dhe herë e shkrirë në re, na tërheq vërejtjen se liria është privilegj i atyre që nuk ngurrojnë ta përdorin mendjen. Të atyre që nuk pranojnë të rrinë në gjumë dhe që besojnë se një ide, një mendim, e ndonjëherë edhe një fjalë e vetme, e menduar mirë, mund ta përmbys një armatë të tërë të së keqes. Dhe, e gjithë kjo, nëpërmjet situatave të thurura me shumë kujdes, të shtrira përgjatë tërë shfaqjes, më pas na çon te dilema tjetër. Mbulimi i fytyrës përballë mbulimit të mendjes.

Sulltani i kuq mendon se mund të mbulojë fytyrat e grave, jo vetëm brenda perandorisë së tij, por edhe përtej. Një utopi e llojit të vet që e nxjerr në pah thelbin e problemit. Një mendje e mbuluar, sado që mund të shitet e zgjuar dhe e fuqishme, nuk mund ta pranojë se thelbi i çdo gjëje me vlerë në këtë botë dhe thelbi i vetë qenies njerëzore fuqizohet dhe fiton kuptim vetëm atëherë kur individi vendos vetë për veten e tij dhe jo kur këtë ia dikton dikush tjetër. Liria e individit për të zgjedhur, ky është thelbi i besimit në Zot, por edhe thelbi i demokracisë, ndërkaq autori këtë premisë e ngrit në një nivel tjetër, përtej kësaj, dhe na thotë se liria për të zgjedhur ka kuptim vetëm atëherë kur individi nuk pranon që t’i mbulohet mendja.

Trajtimi i temës së mbulesës në Francë, në vendlindjen e idesë së lirisë, i vendos në arenë dy koncepte, dy botë, dy filozofi, që në thelb nuk dallojnë shumë nga njëra tjetra, dhe më pas i përplas ato. Mbulimi i fytyrës përballë mbulimit të mendjes. Ky është dueli dhe ku çdo gjë fillon dhe përfundon në pikën, që sot është pikëgrumbullim i debatit global. Ku fillon dhe përfundon liria? Si të mbrohet liria e individit pa e gjymtuar atë nga vetë hovi i atyre që i dalin në mbrojtje? Dhe shumë të tjera.

Arti nuk synon të ndryshojë rrjedhat e shoqërisë, por e bënë këtë. Ky është dallimi në mes të artit dhe politikës. Politika ka agjendë ndërsa arti ka natyrshmëri. Në këtë kohë thyerjesh të mëdha, debatesh të nxehta, dhe jo rrallë herë edhe të kota, është shumë e rëndësishme që, kohë pas kohe, të mendojmë për idenë e lirisë. Të besojmë në të drejtën tonë për të zgjedhur dhe mbi të gjitha të refuzojmë që të na mbulohet mendja.

Që në titull, Jetoni me shumë të drejtë na e jep konstatimin e tij të hidhur, por shumë të vërtetë. Kulla e Ajfelit po shembet para syve tanë. Po shembet nga sulltanët e kuq, blu, jeshil dhe të zi, që janë shfaqur gjithandej. Sulltanë që, pavarësisht trikos dhe buzëqeshjeve të bukura, nuk arrijnë ta fshehin fytyrën e tyre të vërtetë. Nuk arrijnë ta fshehin atë se ata veten e shohin si patronë, ndërsa, të gjithë neve të tjerëve, na shohin vetëm si numra.

Do ta presim shembjen e kullës, që më pas të qajmë për të, apo do ta mbajmë në këmbë duke u mbështetur fort për të? Kjo është çështja.

Këtë përgjigje secili duhet ta japë për vete, por nuk duhet të harrojmë, ashtu siç në mes rreshtash e sugjeron kjo shfaqje, se liria vërtet është privilegj i atyre që nuk ngurrojnë ta përdorin mendjen.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës Tribuna)

Tribuna

Još članaka

  • Podrška borbi protiv rata i represije!

    Podrška borbi protiv rata i represije!

    Podrška borbi protiv rata i represije! Kolektivu Chto delat od dela kolektiva predstave Novi ljudi: Aleksandra Sekulić, Ana Isaković, Ana Stojanović Bartoli, Arion Aslani,…

    23.03.2022.
  • Support for the struggle against war and repression!

    Support for the struggle against war and repression!

    Support for the struggle against war and repression! For the collective Chto Delat, from the performance collective New People: Aleksandra Sekulić, Ana Isaković, Ana…

    23.03.2022.
  • SAOPŠTENJE ZA JAVNOST ekoloških aktivista koji brane zaštićeno prirodno dobro Šodroš – Dunavac

    SAOPŠTENJE ZA JAVNOST ekoloških aktivista koji brane zaštićeno prirodno dobro Šodroš – Dunavac

    SAOPŠTENJE ZA JAVNOST ekoloških aktivista koji brane zaštićeno prirodno dobro Šodroš – Dunavac 19.10.2022. Od nadležnih institucija Republike Srbije zahtevamo da hitno deeskaliraju bespotrebne…

    20.10.2022.
Loading...